Bullgaria dërgon ndihmë për të pësuarit nga vërshimet

Në kazermën “Goce Delçev” sot pritet të dorëzohen ndihmat humanitare nga Republika e Bullgarisë për të pësuarit nga vërshimet në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.

Ndihma, siç kumtuan nga Ministria bullgare e Transportit, Informacionit Teknologjik dhe Informatave, përbëhet prej ushqimit, ujit dhe mjeteve higjienike në vlerë prej mbi 40.000 levave.

Fëmijët në rajonet e vërshuara, sipas kumtesës, do të marrin mbi 6.200 kavanoza me ushqim për fëmijë dhe 5.000 pampers. Ndihma përfshin mbi 22.000 litra ujë në shishe, mbi 8.200 konzerva dhe ushqim tjetër dhe mjete materiale teknike për ballafaqim me dëmet nga moti i lig.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button