Vigenin: Ne e mbështesim Maqedoninë, por problemet duhet të zgjidhen

Bullgaria mbështet rrugën integruese të Maqedonisë për në Bashkimin Evropian, por çështjet që janë në agjendë me shtetet fqinje, konkretisht me Greqinë dhe Bullgarinë duhet të zgjidhen, ka porositur ministri bullgar i punëve të jashtme Kristijan Vigenin, i cili sot në Shkup ka pasur takim me homologun maqedonas Nikolla Poposki.

“Interesi ynë është që këto kushte të plotësohen sa më shpejtë që është e mundur sepse ne duam që vendet e Ballkanit Perëndimor maksimalisht shpejt të bëhen pjesë e BE-së sepse ky është interes edhe i Bullgarisë”, thotë Vigenin. 

Vigenin ka thënë se ata do ta vazhdojnë këtë dialog politik, “do të përpiqemi me veprime konkrete të dëshmojmë se ekziston dëshira nga të dyja palët që këto probleme për të cilat flasim të zgjidhen dhe të ndërmerren hapa pozitive, konkrete sepse bisedimet janë të rëndësishme, dialogu është shumë i rëndësishëm, por ai duhet të fillojë të jap edhe rezultate konkrete”.

Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë. Nikolla Poposki, ka deklaruar se “kolegët tanë bullgarë janë të njohur me çështjet e ndjeshme në Maqedoni edhe ne jemi të njohur me çështjet e ndjeshme në Bullgari. 

“Sot ne diskutuam për projekte konkrete respektivisht realizimin e punëve që do të jeni të dobishme për të dyja shtetet. Për sa i përket dialogut për mundësinë e firmosje së Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, mbetet ajo që e kam thënë deri më tani. Me rëndësi është të kemi dialog të hapur rreth këtyre çështjeve dhe çfarë do teksti që mund të kemi të dyja palët të ndihem komode me të”, deklaruar Poposki. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button