Maqedoni, edhe çfarë duhet të bëjnë partitë politike që të mbahen zgjedhjet e parakohshme?

Marrëveshja e partive politike, tani për tani, po rrjedhë sipas planit të caktuar. Nga të dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO – DPMNE dhe LSDM, thonë se nuk do të ketë vonesë dhe anulim, por as probleme që të zbatohen të gjitha aktivitetet për të cilat u pajtuan më 20 korrik, njofton Portalb.

Nga LSDM, informojnë se ndryshim i vetëm do të jetë data për formimin e trupit ad – hok, e cila do të vonohet për katër ditë.

Mbështetje për zbatimin e marrëveshjes së 20 korrikut dhanë edhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadorja e Francës, Lorens Oer, e cila në takimin e fundit si ambasadore në Maqedoni, me ministrin Arbër Ademi, ka porositur që partitë t’i plotësojnë të gjitha pikat për të cilat janë marrë vesh.

Dje takime me katër liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ka mbajtur edhe drejtori për Çështje Evropiane të Këshillit për Sigurim të SHBA-së, Çarl Kupçan. Në takime ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, i cili më pas, në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”. Shkruajti “Takim i mirë me Kupçan dhe me liderët e partive politike: Të plotësohet marrëveshja e 20 korrikut, mbështetje për PSP-në, Maqedonia të kthehet në rrugën e BE-së dhe NATO-s”, transmeton Portalb.

Deri më tani, nga marrëveshja e 20 korrikut ka ngelur pa u plotësuar:

18 gusht – Afati i fundit për paraqitjen e votuesve kontestues në KSHZ;

19 gusht – (gjegjësisht 24 gusht) – formim i trupit ad – hok për media;

31 gusht – Afati i fundit për takim liderësh;

2 shtator – Opozita emëron kryeredaktor në Radio Televizionin e Maqedonisë (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor);

2 shtator – Suspendohen ndryshimet ligjore për MPB-në në lidhje me kompetencat e ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor).

Është plotësuar:

23 korrik – Deputetët në Kuvend i votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor;

25 korrik – KSHZ e ka publikuar listën me 39.502 votues kontestues;

28 korrik – Deputetët i kanë votuar ndryshimet në ligjin për Punë të Brendshme, ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ligjin për procedurë penale dhe ligjin për Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button