Jemen, mbi 9.800 shkelje të të drejtave të njeriut që nga marsi i vitit të kaluar

Që prej marsit të vitit të kaluar në Jemen janë regjistruar 9.816 shkelje të të drejtave të njeriut, nga të cilat 3.054 kanë përfunduar me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i përgatitur nga Komisioni Kombëtar i Hetimeve të Pretendimeve për Shkelje të të Drejtave të Njeriut, është bërë publik në një prononcim për shtyp nga kryetari i këtij komisioni, Kahir Mustafa, në godinën e Ambasadës së Jemenit në Arabinë Saudite.

Sipas raportit 129 nga 3.054 viktimat në periudhën mars 2015 – 30 korrik 2016 janë fëmijë, 102 janë gra, ndërsa 3.906 persona kanë mbetur të plagosur.

Në raport thuhet se 387 fëmijë janë armatosur, 450 persona janë ekzekutuar pa gjyq, 358 persona janë arrestuar pa të drejtë, 81 mina janë vendosur në shumë qytete të ndryshme, 143 shtëpi janë shpërthyer, 132 persona janë torturuar, si dhe në qytetet Bejda, Marib dhe Sebve janë organizuar 15 sulme me avionë pa pilot.

Jemeni që prej vitit 2014 është skenë e konflikteve mes grupit Husi dhe mbështetësve të ish-presidentit Ali Abdullah Salih në njërën anë dhe forcat qeveritare si dhe mbështetësit e tyre nga ana tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button