Lajme ngacmuese pa asnjë lloj reference

[Recension: FOTO-LAJM/ Hasanbeg: Populli në baltë, Ministrat e BDI-së shkojnë me veshje të shtrenjta!]

Është e vërtetë se mediat kanë politikat e tyre redaktuese. Por ky është një koncept pak më i gjerë i “politikës”, ndërkaq pozicionimi i mediave në krah të partive politike dhe promovimi i politikave të tyre ose konfrontimi me kundërshtarët e tyre politikë, tregon se ato media nuk janë të afta të krijojnë politikat e veta dhe të pozicionohen në tregun mediatik, ndërsa ekzistenca e tyre është e mundshme vetëm nëse janë në anën e një force të caktuar politike.

[Recension: FOTO-LAJM/ Hasanbeg: Populli në baltë, Ministrat e BDI-së shkojnë me veshje të shtrenjta!]Linku për te artikulli origjinal: FOTO-LAJM/ Hasanbeg: Populli në baltë, Ministrat e BDI-së shkojnë me veshje të shtrenjta!

Data dhe koha e publikimit: 11.08.2016

Data e recensionit: 13.08.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Një pjesë bukur e madhe e portaleve në vendin tonë janë të ndara në bazë të orientimeve të tyre politike. Kjo vërehet shumë lehtë, mjafton të vizitosh faqet e tyre dhe do shohësh një lum tekstesh që flasin ‘pro’ apo ‘kontra’ një partie politike. Në fakt, që të dy opsionet janë të gabuara. Mediat duhet të kenë politikat e tyre në kuadër të një kontrate që është vula e veprimtarisë mediatike: kontrata me publikun. Në asnjë mënyrë nuk duhet manipuluar me pozicionin publik që kanë mediat. Ato i flasin një grupi të madh të njerëzve, të cilët kërkojnë nga mediat informim transparent dhe gjithpërfshirës, e jo propagandë politike.

Fjalia e parë e lajmit në fjalë është në rregull, por më pas, situata ndryshon. Në të bëhen disa konstatime lidhur me veshjen e ministrave që vizitojnë banorët e prekur nga vërshimet. T’i futesh analizës se a janë apo s’janë “firmato” veshjet e ministrave, është pak e tepruar, edhe pse veshja solemne gjatë vizitave të zyrtarëve në vende të përfshira me fatkeqësi natyrore nuk është adekuate, dhe mund të shkaktojë reagime. Ja se si thuhet kjo në përmbajtje:

“Por, përderisa banorët përballen me gjendjen e mjerueshme, aty shkojnë funskionarë të lartë të BDI-së me veshje që konsiderohen si ‘firmatot’ më të shtrejta aktualisht në trendet botërore, ndërsa këtë gjë së fundmi e ka bërë Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, i cili ka patur të veshur një bluzë të brendit “Lacoste” që kushton me qindra euro, normalisht nëse është origjinal.”

Edhe ne, si një shtresë jo aq e pasur e shoqërisë, arrijmë që ndonjëherë të veshim rroba “firmato” siç i quan autori, por kjo nuk do të thotë asgjë. Domethënë, ta marrësh këtë aspekt dhe ta përdorësh për gjoja “shfrenimin” e ministrave në blerjen e garderobës kostoze, nuk është varianti më i mirë për t’u bërë kritikën funskionarëve politik, sidomos kur bëhet fjalë për një bluzë jo aq të pazakonshme, e cila edhe nuk kushton “qindra euro”, sa pretendohet në tekst. Më pas, në tekst theksohet se “nuk dihet” nëse kjo bluzë është origjinal apo fallco, gjë që e shton akoma më shumë ironinë e tij.

Mos të flasim për pjesën e sigurimit të burimeve, deklaratave apo diçkaje tjetër, që duam apo s’duam ne, i kërkon gazetaria dhe rregullat profesionale. Me sa duket, kjo është një kërkesë e tepërt për këtë lajm, që është bërë vetëm për qëllime sarkastike, por me kreativitet të pamjaftueshëm.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button