Një djalë u mbyt në Liqenin e Ohrit, afër Shën Naumit
![Liqeni i Ohrit](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/08/OHRID.jpg?fit=1600%2C1200&ssl=1)
Trupi i pajetë i një djali të ri është gjetur sot pasdite pas orës 15 në ujërat e Liqenit të Ohrit, njëqind metra larg nga plazhi pranë Autokampit ushtarak, afër Shën Naumit.
Trupi i të mbyturit është nxjerrë në breg pas çka është thirrur ndihma e shpejtë, por edhe krahas reanimimit, nuk ka dhënë shenja jete, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.