Një “yll” anonim përdoret për granatim gazetaresk-politik

[Recension: FOTO: Në vend që të solidarizohen, bëjnë politikë – kjo është Japonia pas vërshimit]

Tekst i bazuar në “anonimitet”. Dikush ka shkruar diçka për vërshimet në rrjetet sociale dhe prej kësaj është bërë artikull. Është e pakuptueshme se si dikujt i jepet legjitimitet kulmor para publikut, e me këtë rast nuk theksohet se kush është ai, i ashtuquajtur autoritet.

  

111Linku deri te artikulli origjinal: Recension: FOTO: Në vend që të solidarizohen, bëjnë politikë – kjo është Japonia pas vërshimit

Data dhe koha e publikimit: 09.08.2016 10:59

Data e recensionit: 11.08.2106

Recensues: Vlladimir Mirçeski

RELATIVIZIM MEDIATIK!!!

Ky është një produkt me disa “mangësi që nga lindja”.

E para në listë është fakti se bëhet fjalë për komentin e dikujt në rrjetet sociale në lidhje me debatin se a ka mundur dhe si ka mund të evitohet vërshimi katastrofal në rrethinën e Shkupit. I kujt? Nuk e dijmë, kjo nuk është theksuar. Prandaj, është e paqartë se si dikujt që është anonim i jepet edhe legjitimitet edhe hapësirë sikur bëhet fjalë për ndonjë ekspertë të madh: Ndoshta edhe është, mirëpo ne thjesht nuk e dijmë, për shkak se ai që e ka shkruar artikullin ka vendosur ta “anashkalojë” këtë moment. Në këtë rast kjo është e palejueshme, për shkak se nuk bëhet fjalë për mbrojtje të burimit, por ka nevojë të emërtohet ai, për shkak se është qëndrim i shprehur publikisht i cili pastaj citohet në një medie.

Problemi i dytë dhe i tretë janë të lidhur ngushtë. Në fakt, thelbi i komentit është se “nuk mund të shkohet kundër natyrës”, ose thënë me fjalë të tjera, ashtu është dahsur të jetë, nuk ka mundur të bëhet asgjë. Si argumente, nëse mund të quhen ashtu, janë ofruar fotografi nga vërshimet në Japoni me sqasimin se kjo ndodh një njërën nga shtetet më të zhvilluara. Domethënë, porosia e mendimtarit të panjohur është se pasiqë ndodh atje, mund të pritet që kundër katastrofave të tilla nuk ka shpëtim as këtu në Maqedoni. Tentim klasik për relativizimin e situatës dhe përgjegjësisë së organeve kompetente, që jo vetëm që nuk është trajtuar në aspekt gazetaresk në artikullin që e recensojmë, por është përforcuar, që më së miri shihet nga konstruksioni i titullit:

“Recension: FOTO: Në vend që të solidarizohen, bëjnë politikë – kjo është Japonia pas vërshimit

Vetëm se në vend u paraqitën një sërë ekspertësh, të cilët duke i ofruat njohuritë e tyre analizuan se tragjedia ka mundur të zbutet nëse institucionet do ta kryenin punën e tyre.

GRANATIM GAZETRESK-POLITIK

Këtu vijmë edhe deri te “mangësia” e tretë, e ajo është motivi se pse mu ky koment është zgjedhur nga “deti” i mendimeve dhe qëndrimeve personale në rrjetet sociale që t’i jepet hapësirë në një portal informativ. Kjo nuk fshehet:

“Të gjithë ju “ekspertët” që shkruani se rrugët nuk janë bërë ashtu siç duhet dhe konstatimet e ngjashme, kjo është Japonia, njëra nga vendet më të zhvilluara në aspekt teknologjik në botë, thuhet në njërin nga komentet në rrjetet sociale, pasi një pjesë e gazetarëve dhe aktivistëve opozitarë e keqpërdorin katastrofën e madhe natyrore për qëllime politike”.

Tregues i qartë për anshmëri politike.

Po të kishte pasur dëshirë ka mundur të gjendet ndonjë shembull për atë se si, në qoftë se merren masa në kohë, mund të parandalohen tragjedi të mëdha dhe dëmet gjatë vërshimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button