Turqi, policia bastis gjykatat, hetohen 173 të dyshuar

Policia ka filluar bastisjet në gjykatën e qytetit Caglayan dhe gjykatat në rrethe të Gaziosmanpasha dhe Bakirkej, ku ka një urdhër arrest për 173 prokurorë dhe punonjës të gjykatave.

Ata akuzohen për lidhje me klerikun mysliman Fehtullah Gylen të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa tentim puçit ushtarak në Turqi më 15 korrik.

Gyleni i ka hedhur poshtë që në fillim akuzat e bëra nga presidenti Erdogan.

Më shumë se 35 mijë njerëz janë arrestuar, 17 mijë prej të cilëve janëe mbajtur në paraburgim, që nga grusht shteti.

240 persona u vranë gjatë natës së 15 korrikut. 76 mijë administrator civilë, gjykatës dhe punonjës në forcat e sigurisë janë supsenduar ndërsa 5 mijë të tjerë janë pushuar nga puna njoftojnë autoritetet turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button