Lexuesi mesatarisht i emancipuar dhe i edukuar do të thoshte “budallallëqe!”

[Recension: ЕKSKLUZIVE: Si ballafaqohet me vërshimet në Aerodrom kryetari i komunës nga radhët e PLD-së!?]

“Budallallëqe”, do të thoshte shfrytëzuesi mesatarisht i emancipuar dhe i edukuar i përmbajtjeve mediatike, pasi ta lexonte këtë tekst. Mirëpo, jo edhe recensuesi i kujdesshëm i Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie.

Pse? Për shkak se recensuesi i kujdesshëm do të fillojë t’i kërkojë përgjigjet në pyetjet se pse ka supozuar se reagimi i një lexuesi mesatarisht të edukuar dhe të emancipuar do të ishte i tillë.

08102016-Press24-MarkukuleLinku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: Si ballafaqohet me vërshimet në Aerodrom kryetari i komunës nga radhët e PLD-së!?

Data dhe koha e publikimit: 09.08.2016,  22:51

Data e recensionit: 10.08.2016

Recensues: Zоran Bojarovski

PËR TRADHËTARËT DHE PATRIOTËT E RREJSHËM

Pyetja e parë, edhe atë shumë logjike, është se a është me të vërtetë autentike fotografia mbi të cilën ndërtohet e gjithë kjo përmbajtje mediatike dhe a është me të vërtetë në të kryetari i komunës Qendër?

Pse do të besonim kur nuk ia shohim fytyrën. Kur fotografinë e kanë dërguar “qytetarë të brengosur dhe të revoltuar”, kanë mundur të përkujdesen që të dërgojnë një fotografi e cila pa dyshim do të konfirmonte se personi në fotografi është pikërisht kryetari i komunës së lartëpërmendur.

Ne recensojmë një përmbajtje që i referohet një teksti nga një medie tjetër, mirëpo nuk është vendosur linku deri te ai tekst. Ky është një veprim joprofesional dhe seriozisht e vë në pikëpyetje qëndrimin e atij që e ka marrë lajmin ndaj portalit ku ai është publikuar burimisht. Në qoftë se ai që e ka marrë dhe e ka plasuar lajmin ka qëndrim të tillë, pse atëherë lexuesit do të kishin qëndrim tjetër?!

Gazetari duhet të jetë kritik gjatë zgjedhjes së burimit dhe duhet të verifikojë se a janë të sakta informatat e dorëzuara. Praktikë e mirë është që të insistohet që gjatë zgjedhjes së burimeve ato të jenë të llojllojshme dhe relevante.

Në këtë rast nuk kemi asnjë argument që të pranojmë se bëhet fjalë për burim relevant, ndërsa llojllojshmëria nuk është gjithmonë cilësi. Kuptohet.

Dhe kjo nuk është e tëra, do të thonin ata nga emisionet për teleshoping. Me këtë fotografi të paverifikuar, të pakonfirmuar dhe në masë të madhe me autenticitet të dyshimtë, do të fitoni edhe një grumbull komentesh të integruara në tekst. Edhe atë nga ato më cilësoret – për tradhëtarët dhe patriotët e rrejshëm.

Përveç kësaj, lexuesi mesatarisht i edukuar dhe i emancipuar di edhe të krahasojë dhe, në këtë rast edhe të pyesë: Si mund të pranohet vërtetësia e kësaj informate, kur ditën kur ajo është përpiluar, kryetari i komunës dhe këshilltarët kanë organizuar ndihmë solidare për qytetarët e dëmtuar në Shkup?!

Kësaj radhe vlerësimet e shfrytëzuesit imagjinar mesatarisht të edukuar dhe të emancipuar të përmbajtjeve mediatike dhe të recensuesit të kujdesshëm të Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie u përputhën. Thënë të vërtetën – nuk është ndonjë befasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button