Në videon e grupit Boko Haram shihen vajzat e rrëmbyera (VIDEO)

Grupi ekstremist, Boko Haram, e ka publikuar sot një video që duket se i paraqet dhjetëra vajza të Nigerisë, që ishin rrëmbyer nga shkolla e tyre para dy vitesh.

Në prill të vitit 2014, Boko Haram i rrëmbeu më tepër se 270 vajza nga shkolla në vendin Çibok, në pjesën verilindore të Nigerisë. Më se 200 prej tyre ende janë të zhdukura.

Në video shihen vajzat me të veshura islame duke qëndruar ose ulur rreth një personi të maskuar e të armatosur.

Ky person i bënë thirrje qeverisë që t’i liroj luftëtarët e Boko Haramit në këmbim për vajzat. Ai, po ashtu, thotë se vajzat ishin vrarë në sulmet ajrore.

Afro 15 mijë vetë janë vrarë dhe më se 2 milionë janë zhvendosur gjatë kryengritjes shtatëvjeçare të Boko Haramit, që synon krijimin e një shteti islamik në pjesën veriore të Nigerisë.

Boko Haram në vitin 2015 i ka shprehur lojalitet grupit ekstremist, Shteti Islamik. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button