Mbi Grabovcin rëndojnë 3 vepra penale, rrezikon 13 vjet burg

Prokuroria ka shprehur se qëndrojnë tre vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë.

Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare, e dënueshme deri në pesë vjet; ushtrim i ndikimit, e dënueshme deri në tetë vjet, dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani po analizojnë përgjimet telefonike për të parë se a ka elemente të veprave penale në to, transmeton “Insajderi”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button