Vlora Çitaku reagon për përgjimet, ja çfarë thotë ajo

Ambasadorja e Kosovës në Washington, dikur ministre e Integrimeve në Kosovë, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka dhënë një sqarim pas publikimit të përgjimeve mes Adem Grabovcit, shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

Ajo ka thënë se ka rënë në “grackën e tyre”, duke mohuar kështu edhe punësimin e Fidanit, personi që Adem Grabovci kërkon ta punësojë në Ministrinë e Integrimeve.

Ky është postimi i saj i plotë:

E lexova qe Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit. Më duhet që ta them prap, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, Fidani I apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë. Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button