Papa Françesku viziton 20 ish-prostituta në Romë

Papa Françesku ka befasuar sot 20 ish-prostituta, duke i vizituar ato në shtëpinë e tyre në Romë.

Papa në vazhdimësi e ka përshkruar trafikimin e qenieve njerëzore si ndërlidhje me prostitucionin dhe e ka quajtur “krim kundër njerëzimit”. Ai sot është ulur me grupin e vajzave, përfshirë dy femra nga Shqipëria, shtatë nga Nigeria dhe gjashtë nga Rumania.

Sipas deklaratës së Vatikanit, tri femrat tjera ishin nga Italia, Tunizia dhe Ukraina. Të gjitha femrat, rreth të 30-ve, po strehohen nga asociacioni katolik, në një banesë në Romë, pasi janë shpëtuar nga trafikuesit dhe bosët e tyre.

Papa, 79 vjeçar, dëgjoi rrëfimet e tyre të trishta, pasi të gjitha kishin përjetuar dhunë të rëndë fizike.

Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian. /REL

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Çdo njeri qe shikon qe nje shtepi nje hyrje ne pallat apo nje lokal perdor prostitucion duhet te njoftoje jo te qendroje indiferent ndaj jeteve te pafajshme . Çdokush duhet te besoje ne fmin e vet te pyes veten po sikur te ishte fmia im çfar do prisja nga kojshia . Plaget duhet sherue sa jane te vogla jo kur te rriten e te prishin gjakun e kocken se vdes njeriu atehere . Ashtu e shikoj boten sot me gjak te infektuar e koka te demtuara e truri ba si tallazh .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button