OKB miraton forcën e re paqeruajtëse në Sudanin e Jugut

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka autorizuar të premten dërgimin e 4000 trupave në Sudanin e Jugut për mbrojtjen te civilëve, në prag të shpërthimit të mundshëm të luftës civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Sidoqoftë, mbetët të shihet se si do të shpërndahen trupat e reja duke pasur parasysh kundërshtimin e qeverisë së presidentit Salva Kiir për numër shtesë të ushtarëve paqeruajtës.

Këshilli votoi vazhdimin e kohëzgjatjes së misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut deri në dhjetor, me trupa paqeruajtëse që kapin shifrat prej 12.000 ushtarë, ndërsa ka miratuar vendim edhe për dërgimin e trupave shtesë të cilat do të kenë për detyrë të mbrojnë kryeqytetin Juba.

Rezoluta nënvizon se mandati i misionit është të “përdorë të gjitha mjetet e nevojshme” për të mbrojtur civilët përmes zbarkimit proaktiv dhe patrullimit aktiv.

Në fillim të qershorit, qindra civilë u vranë në dhunën e cila shpërtheu mes forcave besnike të fraksioneve brenda qeverisë së tranzicionit e cila u formua pas një marrëveshje paqeje në gusht të vitit të kaluar që synonte ti jep fund konfliktit dy vjeçar.

Luftëtarët besnik të ish-nënpresidentit të parë Riek Machar, që është nga radhët e opozitës, luftuan kundër ushtarëve qeveritarë besnikë të presidentit Kiir, duke rrezikuar seriozisht rifillimin e luftës civile.

Dhjetëra mijë civilë në atë kohë u larguan nga shtëpitë e tyre për të pushtuar kampin ushtarak të Kombeve të Bashkuara në kërkim të mbrojtjes, ndërsa hetimet nxorën në dritë se forcat qeveritare kanë kryer vrasje, dhunime dhe plaçkitje gjatë konflikteve.

Forca e mbrojtjes sipas të gjitha gjasave do të jetë e përbërë nga trupa nga Uganda, Etiopia, Kenia, Sudani dhe Ruanda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button