Masat e policisë rrugore, 1500 ndëshkime në 24 orët e fundit

Vijon puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, transmeton TCH.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia njofton se janë vendosur gjithsej 1.546 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga këta 11 të papajisur me leje drejtimi dhe 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 48 leje drejtimi, nga këto 12 për pije alkoolike, 28 për shpejtësi dhe 8 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur 234 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 76 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.

Gjithashtu, krahas këtyre masave ndëshkimore, policia thotë se janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari dhe shkelje të tjera të lehta të Kodit Rrugor.

Edhe gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button