Pogba mungon në hapjen e Premier ligës

Federata Angleze e Futbollit (FA) bëri të ditur se Paul Pogba, që ishte futbollisti më i shtrenjtë në botë, nuk ka të drejtë paraqitjeje në xhiron e parë të Premier ligës kur të dielën Manchester United-i i tij do të luaj si mysafir me Bournemouthom, raporton Anadolu Agency (AA).

Pogba është pezulluar sezonin e kaluar derisa luante në Juventus për shkak të dy kartonave të verdhë në Kupën e Italisë. “Pogba sezonin e kaluar dy herë ka marrë karton të verdhë në Kupën e Italisë që rezulton me ndalesë për të luajtur një ndeshje. Ky pezullim transferohet në Angli”, kanë deklaruar nga FA.

Në fillim të sezonit United solli Pogba nga Juventusi me një vlerë rekorde prej 105 milionë euro, me çka u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Por, Jose Mourinho, trajneri i United-it mund të llogarisë atë më 19 gusht kundër Southampton-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button