Porsche përgatit rivalin e X-6

Porsche është duke përgatitur SUV-in e ri me tavan të lëmuar që do të jetë konkurrenti kryesor i modeleve BMW X-6, Mercedes GLE dhe Range Rover Sport Coupe.

Modeli Premium Sports Activity Coupe do të jetë më i fuqishmi deri më tani në serinë e Porsches. SAC do të jetë i bazuar në gjeneratën e re të Cayenne, e cila do të dalë në shitje gjatë vitit 2018.

Seria e Cayenne 2018 do të përfshijë motorë turbocharged me benzinë dhe diesel, gjithashtu do të vijë edhe me opsionin hibrid. Fuqia e këtij modeli do të vijë nga tre motorë të brendshëm.

Shitjet e BMW X-ve kanë rënë në 32.7 për qind. Sivjet BMW ka shitur 54,338 njësi krahasuar me 5,689 njësi në vitin 2015. Kjo ka shtyrë BMW-në që të mendojë në krijimin e modeleve më të fuqishme për tregun e veturave, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button