Limaj: Drejtuesit e regjimit po e fusin Kosovën në detyrime për qëllime personale

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se drjetuesit e pushtetit, po e fusin Kosovën në detyrime për interesa personale.

Ai përmes një postimi në Facebook, u është drejtuar udhëheqësve të partive në pushtet se nuk do t’ia arrijnë që qëllimet e tyre personale t’i realizojnë në kurriz të popullit.

Deklarata e plotë e Limajt:

Koha me vendos dhe me e fut në detyrime Kosovën për interesa personale ka përfunduar !!!

Drejtuesit e këtij regjimi për përfitime dhe për tentim të përmirësimit të imazhit personal, tash e një kohë Kosovës po i sjellin marrëveshje të dëmshme, dhe në kundërshtim me interesat e vendit Kosovën po e fusin në obligime të dëmshme ndërkombëtare, vetëm për përfitime personale duke rrënuar kredibilitetin e shtetit.

Drejtuesit e këtij regjimi duhet ta dinë se për momentin mund t’ju duket se po ia arrijnë qëllimeve të tyre personale duke u promovuar në kurriz të interesave të shtetit, por do ta shohin në fund se nuk do t’ja arrijnë, ata nuk do të munden as ta përmirësojnë imazhin e tyre personal, e as nuk do munden ti ikin përgjegjësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button