Rang lista e FIFA-s, Shqipëria e 37-ta ndërsa Kosova në pozitën e 190-të

Kombëtarja shqiptare në futboll në rang listën më të re të FIFA-s ka mbajtur pozitën e 37-të me gjithsej 739 pikë të grumbulluara, ndërsa kombëtarja e Kosovës është pozicionuar në vendin e 190-të me gjithsej 66 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kombëtarja e Maqedonisë ndan pozitën e 138-të në rang listën më të re të FIFA-s. Maqedonia ka gjithsej 243 pikë, aq sa kanë edhe seleksionet e Republikës Dominikane dhe Vietnami.

Nga kombëtaret më të mira të rajonit është Kroacia, e cila zë pozitën e 15-të me gjithsej 1022 pikë, më pas Bosnjë e Hercegovina e 29-ta me 813 pikë, Serbia e 47-ta me 612 pikë ndërsa Sllovenia në pozitën e 59-të me 542 pikë.

Në Top 10 shtetet më të mira në rang listën e FIFA-së gjenden Argjentina, Belgjika, Kolumbia, Gjermania, Kili, Portugalia, Franca, Spanja, Brazili, Italia.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button