Cisterna godet një furgon te udhëkryqi në Vollkovë

Nuk ka të lënduar në aksidentin i cili ndodhi sot paradite në orën 10.15 në autostradën Shkup – Tetovë, te udhëkryqi Vollkovë. Siç njofton MPB, janë përplasur një automjet transportues “TAV” (cisternë) me targa të Shkupit dhe një furgon “Folksvagen transporter”, gjithashtu me targa të Sh

kupit. Furgoni ka mbetur në defekt, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dalë jashtë.

Në atë moment atë e ka goditur cisterna, me ç’rast është përmbysur furgoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button