Hungarezët e Vojvodinës dhe partia shqiptare mbështetje për qeverinë e re serbe

Shefi i grupit Parlamentar të Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) Balint Pastor u tha sot gazetarëve se partia e tij do të japë përkrahjen për qeverinë e re të mandatarit Aleksandar Vuçiç dhe se do të jetë pjesë e saj në nivel sekretarësh. Ai ka shtuar se edhe partia e shqiptarëve do të ofrojë përkrahje për qeverinë e propozuar nga Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nesër do të nënshkruajmë marrëveshjen për koalicion më Partinë Përparimtare Serbe për përcaktimet programore”, tha Pastor.

“Ka shumë tema nga sfera e jetës shoqërore në të cilat duhen arritur rezultate në të ardhmen dhe në bazë të bashkëpunimit të deritanishëm mund të jemi optimistë. Risia kësaj here qëndron në atë, ndoshta nuk është e imja ta them, por meqë kemi grup të përbashkët parlamentar, edhe partia e pakicës shqiptare do të mbështesë zgjedhjen e qeverisë së re, gjë e cila po ndodhë për herë të parë gjatë sistemit shumëpartiak”, tha Pastor.

Deputetët e Parlamentit të Serbisë në seancën e sotme debatojnë për programin qeverisës të mandatarit Aleksandar Vuçiç dhe më pas pritet të votojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button