Si dështuan institucionet kompetente, flet profesoresha e menaxhimit me kriza dhe mbrojtje civile

Shumë vështirë t’i kthehen normales fshatrat e goditura nga moti i ligë që kaploi Shkupin me rrethinë. Në fshatrat e Smillkovës dhe Hasanbegut banorët ankohen se ndihma po u vjen ngadalë, ndërkaq sanimi dhe rekonstruimi do të zgjatë shumë, transmeton Portalb.

Tre ditë pas përmbytjeve në Shkup, ku humbën jetën 22 persona Drejtoria për punë hidrometeorologjike u paraqit me një kumtesë ku thekson se katastrofë e këtillë deri më tani nuk ka qenë e shënuar në arkivat e Drejtorisë.

“Kushtet fillestare që të formohet dhe zhvillohet ky mot i ligë është hovi i ajrit të ftohtë në gjirin e Gjenoas, formimi i cikloneve dhe valëve shoqëruese, të cilat gradualisht janë zhvendosur nëpër pjesët qendrore të Gadishullit Apetit dhe Adriatikut qendror, të cilat u përcollën dhe u paralajmëruan në prognozimet motit më 3, 4, 5, gusht duke potencuar destabilizimin e atmosferës (6 gusht)”, thuhet në kumtesë.

Profesoresha universitare e menaxhimit me kriza dhe mbrojtje civile, Marina Mitrevska për DW shprehet se në këtë krizë kanë dështuar disa institucione, transmeton Portalb.

“Dështuan nga Drejtoria për punë meteorologjike, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhimin me kriza, që duhet të jenë vazhdimisht në kontakt. Nëse qarkorja është kritike pse nuk e mbyllën, pse nuk paralajmëruan, pikërisht aty kishte më shumë viktima. Në kontinuitet flitet për instrumente, aktivitete të gatshme, prevenim dhe paralajmërim të hershëm. A thua askush se ka ditur se në atë hapësirë ka kanale të parregulluara? Ku është sistemi për të cilin ne ndajmë para që i njëjti të punojë dhe të jetë funksional”, thekson Mitrevska./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button