Meksika nën ndikimin e stuhisë tropikale, 48 të vdekur

Njoftohet se është rritur në 48 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe baltës në shtetet Pueblo dhe Veracruz të Meksikës që u shkaktua nga stuhia tropikale Earl e cila vazhdon të jetë aktive në këto shtete, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i shtetit Puebla Rafael Moreno Valle deklaroi se janë gjetur trupat e pajetë të nëntë personave të tjerë, me çka numri i të vdekurve është rritur në 48.

Ndërkaq, guvernatori i shtetit Veracruz Javier Duarte, në deklaratën për gazetarët, duke theksuar se qeverisja lokale i ka nën kontroll lumenjtë të cilët kanë kaluar mbi shkallën kritike të nivelit të ujit, bëri të ditur se mbi 1.230 persona janë zhvendosur në zona të sigurisë.

Stuhia e quajtur “Javier” e cila pritej ta përfshinte Gadishullin Baja California në veriperëndim të vendit, ka humbur efektin pas rrëshqitjeve të dheut.

Ndërkaq, guvernatori i shtetit Baja Califronia Carlos Mandoza u shpreh se stuhia Javier deri më tani nuk ka shkaktuar asnjë humbje materiale apo në jetë, duke vlerësuar se “Për shkak të stuhisë në fjalë, shteti ynë u përball me valë në lartësi prej 3,5 metrash dhe reshje të fuqishme të shiut.”

Është vërejtur se stuhia Javier ka ndërruar kahun nga Gadishulli Baja Califronia drejt shtetit të Arizonas në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button