Izraeli arreston një punonjës të OKB-së nën pretekstin për lidhje me Hamasin

Izraeli ka arrestuar një punëtor të ndihmave të Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës nën pretekstin se mbështet lëvizjen e rezistencës palestineze Hamas, njoftoi agjencia izraelite e inteligjencës Shin Bet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga Shin Bet, pretendohet se Waleed Borsh i ka riorientuar drejt aktiviteteve ushtarake të Hamasit mjetet e UNDP-së përfshirë edhe rikonstruksionin e një bankine në Gaza e cila do të përdorej nga njësitet detare të Hamasit.

Në akuzën ndaj tij pretendohet se nën urdhrat të Hamasit, Borsh është përpjekur të ushtroj ndikim mbi vendimet e UNDP-së.

Agjencia pretendon gjithashtu se edhe në mesin e punëtorëve të tjerë të ndihmave nëpër organizata të tjera ka të atillë që punojnë grupin e rezistencës me seli në Gaza.

World Vision të hënën i mohoi pretendimet e Izraelit lidhur me Al-Halabi, duke thënë se përmbajnë mospërputhje sepse buxheti i grumbulluar operues i World Vision në Gaza për dhjetë vitet e fundit ishte rreth 22.5 milionë dollarë që bën sasinë e pretenduar prej 50 milionë jo të besueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button