Përmbytjet, në mungesë të ndihmës institucionale, fëmijët detyrohen të pastrojnë vet (VIDEO)

Merita vajza 10 vjeçe e familjes Mamuti lodrat e saja i ka zëvendësuar me kove, dhe po ndihmon në pastrimin e shtëpisë që i pësoi nga vërshimet.

Në mungesë të ujit të pijshëm, ajo shfrytëzon ujin që rrjedh nga kanali pranë shtëpisë së saj, për t’i ndihmuar prindërve, transmeton televizioni 21.

“Po pastroj në shtëpi dhe po mbushi ujë dhe i kam 10 vjet. Ndjehem shumë keq sepse jemi trishtuar. Nuk kemi ku të flemë dhe për këtë shkak flemë nëpër pllaka. Nuk po kemi çka të hamë vetëm çka po na sjellin të tjerët”, u shpreh Merita Mamuti, banore.

Kurse dy vëllezërit Ardiani dhe Bertani janë angazhuar në pastrimin e shtëpisë dhe thonë se lodrat e tyre janë shkatërruar tërësisht.

“Ne flemë nëpër dhoma me baltë. Është shumë vështirë sepse uji prej 2 metrash më ka trishtuar. Por kemi mungesë të ushqimit, dhe vetë duhet të shkojmë”, tha Ardian Mamuti, banor.

“Lodrat mu kanë prishur prej ujit dhe nuk kam me çka të luaj. Të gjitha uji mi ka shkatërruar”, shtoi Bertan Mamuti, banor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button