Forumi i Gruas i “BESËS”, “i regjistron personat e fshirë nga lista zgjedhore në Tetovë dhe Gostivar”

“Për shkak të mundësisë së fshirjes nga lista e shpallur me 40 mijë persona të kontestuar nga KSHZ. Aktivistët e BESËS po ta kontaktojnë votuesit e asaj liste dhe do ua dorëzojnë një fletushkë me udhëzime se si të rikthehet në listën e votimit, por edhe t’i ndihmojnë që ai ta realizojë këtë detyrë”, njoftojnë nga Lëvizja BESA.

Me këtë rast, sot Forumi i Gruas së Lëvizjes BESA, në shumë lagje të Tetovës dhe Gostivarit ka shpërndarë fletushkat “Jam Votues” si dhe kanë ndihmuar qytetarët që të regjistrohen në listën zgjedhore.

“Ky aksion është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga ana e qytetarëve, pasi që janë tej mase të zhgënjyer dhe të mllefosur me pushtetin aktual VMRO – BDI, që gjatë natës të fshinë nga lista zgjedhore, ndërsa gjatë ditës bëhen gjoja se duan të të mësojnë se si të regjistrohesh”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button