Maqedoni, uji në rajonet e krizës është i pijshëm

Uji në vendet e prekura nga moti i ligë të shtunën në Shkup është i pijshëm, informon Qendra për Kontroll Sanitar e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ­ Shkup, e cila është e angazhuar për vëzhgim të përditshëm të ujit për pije nga sistemi ujësjellës i Qytetit të Shkupit dhe konfirmim e rregullshmërisë së saj sanitare.

“Ekipe profesionale të Qendrës u angazhuan në mënyrë të jashtëzakonshëm në ditën 07.08.2016 (e diel). Ekipet dolën në terren që të kryejnë matje në terren dhe marrin kampione të ujit nga vendet e matjes, të cilat i përfshijnë rajonet e krizës, me theks në të përfshirët nga stihia natyrore. Rezultatet nga të gjitha matjet në terren nga aspekti i ndotjes mekanike (yndyrës) dhe koncentrimi i klorit rezidual në sistem ishin në suaza të koncetrimeve maksimale të lejuara, ndërsa analizat laboratorike treguan rregullshmëri fizike­kimike dhe mikrobiologjike, në pajtim me Rregulloren për siguri të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RM­së, nr 46 deri në vitin 2008)”, njoftoi Qendra.

Prej atje theksojnë se ekipet e tyre edhe gjatë ditës së djeshme sërish i kanë vizituar rajonet e krizës dhe kanë marrë kampione nga uji për pije. “Rezultatet fillestare nga të gjitha matjet tregojnë se uji është për pije”, theksojnë nga Qendra për kontroll sanitar e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ­ Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button