Demarkacioni nga sot nëpër komisione

Komisioni për Punë të Jashtme sot do ta shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Mbledhja e Komisionit nis nga ora 10 :00, e pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Përndryshe, pas shqyrtimit në Komisionet përkatëse, ky projektligj pritet të shkoj për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa pritet mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila do të caktoj seancën e radhës për këtë javë, ku pikë e rendit të ditës me gjasë do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i cili tash e një kohë të gjatë vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare, por dhe nga disa deputetë të partive në koalicionin qeverisës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button