Mogerini:Mbijetesa e BE-së asnjëherë nuk ka qenë më e pasigurt

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini vlerëson se strategjia e re e jashtme politike dhe e sigurisë së BE-së duhet të vazhdojë me kombinimin e fuqive “të buta dhe të forta” të BE-së, përmes përforcimit të solidaritetet të ndërsjellë të anëtareve dhe vazhdimin e bashkëpunimit me NATO-n.

Ajo theksoi se “BE duhet të lidhet edhe me aktorët e rinj në botë, pasi që asnjë prej anëtareve nuk mund të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj jostabilitetit dhe kanosjeve të reja të sigurisë”.

“Në ditët e sotme, përplot me sfida, BE-ja duhet të mendojë në mënyrë strategjike, që të ketë vizion të përbashkët dhe të veprojë në mënyrë të unifikuar. Realizimi i qëllimeve për të cilat është formuar BE-ja, madje edhe qëndrueshmëria e saj, asnjëherë nuk kanë qenë më të pasigurta, ndërsa qytetarëve tanë u nevojitet një BE më e fuqishme”, theksoi Mogerini lidhur me dokumentin strategjik të cilin para ca kohësh ua propozoi institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare të BE-së.

Shefja e diplomacisë evropiane shtoi se “në rast të sfidave të sigurisë në BE dhe rrethimit të saj, si dhe Bregzitit, evopianët duhet përsëri të mendojnë se si funksionon integrimi i tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button