Arsyet e përmbytjeve në Shkup, flet profesori universitar i Fakultetit të Ndërtimtarisë

Profesori universitar i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Zhivko Veljanovski, në katedrën për ujësjellës dhe kanalizim, në një deklaratë për “Faktor”, në lidhje me përmbytjet e së shtunës në rajonin e Shkupit, thotë se rreth të reshurave dhe masës së ujit, prej të cilave ka ardhur deri te vërshimet “nuk mundet të flet, megjithatë mund të flet në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me projektimin e Qarkores së Shkupit”, transmeton Portalb.

“E di se ne, si Fakultet i Ndërtimtarisë ishim revizion i projektit themelor për Qarkoren e Shkupit. Sa më kujtohet mua, ne profesorët me revizionin tonë në projektin themelor të Qarkores, kërkuam që ujërat atmosferik të mos shkojnë as nën e as mbi Qarkore, dhe kemi insistuar që, të njëjtat, të derdhen në lumin Vardar. Përgjigjja atëherë ishte se do të bëjnë projekt, por aq sa e mbajë mend, një projekt i tillë nuk erdhi në revizion. Nuk e di dhe nuk mund të them se vërshimet në Stajkovcë, a janë m’u për këtë”, deklaroi Veljanovski.

Ekspertë të tjerë, thonë se arsyet e vërshimeve janë, si rezultat i, zhveshjes së shpateve të “Malit të Zi” të Shkupit, kanalet e vogla kulluese, por edhe si pasojë e ndërtimit pa plan.

Të gjithë pajtohen se, shi të këtillë nuk a pasur që moti dhe se në këtë rast ka faj edhe faktori njeri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button