Në rajonin e Shkupit mbrëmë ka pasur reshje të shiut në sasi prej 41 litra në metër katror

Në 24 orët e fundit, më së shumti shi, 51 litra në metër katror, ka rënë në Krushevë, ndërkaq më së paku, një litër, në Berovë.

Siç kumtoi DPHM, deri në orën tetë, shtresa e ujit në Shkup Petrovec ishte 41 litër në metër katror, në Dmeir Kapi 40, në Shkup 33, në Topollçan 32, në tetovë 30, në Mavrovë 29, në Manastir 28, në Gjurishte 27, në Ohër 19, në Pretor 18, në pozharan 16, në Llazaropole 14, në Kumanovë 13, Vinicë 11, Prilep, Dibër, Gjevgjeli, Shtip dhe Pozhar 9, ndërsa në Kriva Pallankë dy litra në metër katror.

Edhe sot Maqedonia do të jetë nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore nga Mesdheu.

Gjatë natës, reshje të kohëpaskohshme pati në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa sot në mëngjes reshje të rrëmbyeshme më bubullima ka në pjesët qendrore dhe veriore. Lëvizja e masës së reve me reshje është drejt veriut dhe ajo mjaft shpejtë po tërhiqet drejt Serbisë.

Në orën gjashtë, reshjet ishin në rajon të Shkupit, më shumë në pjesët qendrore dhe lindore dhe drejt shpatijeve të Malit të Zi të Shkupit. Reshje të shpeshta të shout ka edhe në Kumanovë dhe drejt kufirit me rajonin e Shkupit.

Gjatë disa orëve në vijim këto vranësira do të ulen dhe në pjesët veriore do të ketë vetëm reshje të kohëpaskohshme.

Destabilitet ka edhe në pjesët jugperëndimore dhe reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut në orët e pasdites do të ketë edhe në perëndim të vendit.

Pasdite do të ketë destabilitet me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, por ato do të jenë më të shpeshta në jug dhe jugperëndim.

Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 25 deri 31 gradë.

Në fushëgropën e Shkupit paradite do të ketëreshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Në orët e pasdites edhe më tutje do të ektë kushte për mot jostabil me dukuri tl bubullimave por reshjet do të jenë më të rralla, edhe pse kohë pas kohe do të kenë intensitet të përforcuar. Temperatura e ditës do të arrijë deri 29 gradë.

DPHM paralajmëron në rast të dukurisë së zbrazjeve elektrike rekomandon kujdes më të madh, të mos qëndrohet në ambiente të hapura dhe drunj të vetmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button