Për shkak të shiut është rikahëzuar komunikacioni në autostradën Gostivar – Tetovë – Shkup

Për shkak të reshjeve të bujshme të shiut sot në mëngjes komunikacioni rrugor në autostradën Gostivar -Tetovë – Shkup më saktësisht nga udhëkryqi Jug është rikahëzuar përmes rajonit të qytetit të Tetovës deri në udhëkryqin Veri.
Për shkak të motit të lig që e kaploi rajonin e Shkupit prej të shtunës në ndërprerje është edhe komunikacioni nëpër qarkoren e Shkupit prej udhëkryqit Hipodrom deri në udhëkryqin Saraj.
Në rrugët e tjera të shtetit komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.
Komunikacioni ajror në vend zhvillohet normalisht sipas orarit të fluturimeve. Deri më tani, sipas informatave të publikuara në veb faqen e aeroportit të Shkupit, janë realizuar të gjitha fluturimet dhe atterimet e planifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button