Phelps pa frena: Dua të fitoj gjithcka!

Michael Phelps nuk i vë kufinj vetes. “Peshkaqeni” nga Baltimora synon të fitojë gjithcka në Rio 2016, edhe pse duket shumë e vështirë të përsiritë sukseset e mëparshme. Notari amerikan, fitues i 18 medaljeve olimpike, i ka idetë e qartë për olimpiadën.

“Unë nuk kam një disiplinë të preferuar. Dua të fitoj katër medalje te arta në këtë olimpiadë. Do të ishte fantastike, sepse do të bëhesha i pari notar mbi 30 vjec që arrin të fitojë qoftë një medalje të artë në një garë individuale. Në Londër 2012 doja të mbroja titullin në 200 metra flutur, por në fund humba, mirë tani nuk ka njeri që të më vendosë nën presion.”

31-vjecari nuk ngurroi të jepte mendimin e tij edhe për kontrollet andidoping, ku ai është ndër më të kërkuarit, transmeton Supersport.

“Ndoshta jam sportisti që u është nënshtruar më shumë se kushdo tjetër kontrolleve antidoping në hisroinë e lojërave olimpike. Këtë vit kam bërë kontrolle të urinës dhe të gjakut mesatarisht dy herë në muaj.”

Phelps që ka fituara në total 22 medalje në lojërat olimpike, nga të cilat 8 vetëm në Londër 2012, ëshët rikthyer pas një periudhe të gjatë pauze. Në Rio pretendon medaljet në tre gara individuale, 100 dhe 200 metra flutur, dhe 200 metra miks. Gjithashtu shpreson të ngjitet në podium duke marrë pjesë edhe në stafetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button