Wallström: Vazhdojmë të mbështesim anëtarësimin e Turqisë në BE

Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Margot Wallström, duke theksuar se duhet të vazhdohet dialogu me Turqinë, u shpreh se Suedia vazhdon të mbështesë anëtarësimin e Turqisë në BE, raporton Anadolu Agency (AA).

Wallström, e cila dha një intervistë për gazetën Expressen, kujtoi se Suedia që nga kohët e mëparshme e mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE.

“Në vend që ti zbatohet embargo dhe sanksionet Turqisë, duhet të veprohet në kuadër të dialogut”, tha Wallström, duke theksuar se nuk mendon që sanksionet sjellin ndonjë rezultat.

Nga ana tjetër duke e kundërshtuar deklaratën e kancelarit austriak Christian Kern se “Do të fillojë një dialog për përfundimin e bisedimeve për anëtarësim të Turqisë në BE”, tha se “Vazhdojmë të mbështesim anëtarësimin e Turqisë në BE. Jemi pro vazhdimit të dialogut mes Turqisë dhe SHBA-ve.”

Ajo gjithashtu duke komentuar në lidhje me marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë për refugjatët, ka theksuar se kjo marrëveshje duhet të vazhdojë. Gjithashtu kërkoi që të dyja palët duhet të takohen sërish dhe të përmbush premtimet e dhëna për vazhdimin e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button