Hardinaj: Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të vendos vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, madje as ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kështu ka deklaruar vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Por ai ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa, duke thënë se ai është i pa aftë për të qeverisur vendin.

Ndërsa nuk kanë munguar as kritikuat që i ka drejtuar kah kreu i Qeverisë, duke thënë se gjatë kësaj kohe të qeverisë Mustafa, nga Kosova janë larguar numër i madh i njerëzve duke kërkuar gjetkë për një jetë më të mirë.

“Nuk kamë pasur ndonjë pritje për këtë kryeministër, për shkak se nga ajo që kamë mbërri me e njohur unë e kam ditë se sa është i dobët dhe është i pa zoti, është i pa aftë. E kemi parë edhe gjatë qeverisjes në Prishtinë, e kamë parë gjatë partneritetet, ai nuk është adekuat për një vend si është Kosova me udhëheq ekzekutivin e këtij vendi . Mirëpo, është fat i keq i Kosovës që po humbim në njerëz. Numri më i madh i njerëzve po e kërkojnë jetën jashtë vendit, dhe po e humbim sigurinë. Që siguria po ashtu është ekonomi, pa siguri nuk investohet“, tha Haradinaj.

Vendi ynë po e  humb sigurinë, aq më tepër që jemi pjesë e një zone jo stabile në Ballkan. Mos njohja nga Serbia dhe mos shtrirja e juridiksionit në tërë territorin e vendit, e bënë Kosovën më të ndjeshëm në aspektin e sigurisë, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj mendon që shumë çka do të qartësohet me kohë, përfshirë këtu edhe lëvisjet e dyshimta në Kosovë, të cilat ndihmojnë terrorizmin dhe vrasjet e njerëzve të pa fajshëm, e të cilat Kosova duhet t’i luftojë pa kompromise.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button