Mourinho: Deri në fund të gushtit vjen një super mesfushor

Të dielën, Man.United dhe Leicester City do të sfidohen për trofeun e parë në Angli, Superkupën e vendit. Jose Mourinho, që mori këtë verë drejtimin e djajve të kuq e di mirë rëndësinë e fillimit të sezonit me një trofe. Përpara përballjes së “Wembley”, trajneri portugez vendos pikërisht theksin te rëndësia e kësaj ndeshjeje duke ja bërë të qartë ekipet se nga ky moment cdo ndeshje duhet marrë seriozisht.

“Deri tani, ndaj cdo kundërshtari jemi stërvitur shumë mirë por nga tani e mbrapa nuk ka më ndeshje stërvitore. Të dielën kemi përballë Leicesterin, përpara fillimit të Premier League dhe nuk është një seancë stërvitore por një ndeshje. Ndaj ne duhet të luajmë si në një ndeshje të vërtetë, e mundësisht të fitojmë”.

Cështja më e nxehtë e kësaj vere në merkaton e United ka qenë afrimi i mundshëm i Pogba, pavarësisht se janë realizur disa blerje të rëndësishme. Mediat kanë raportuar shpesh se francezi është pranë transferimit në “Old Trafford” por deri në këto momente nuk ka asgjë zyrtare, por nga fjalët e Mourinhos kuptohet se marrëveshja është pothuajse e mbyllur.

“Deri tani kemi blerë një lojtar krijues si Mkhitaryan, një super sulmues si Zlatan Ibrahimovic dhe do të blejmë de një mesfushor shumë të mirë, që do të balancojë ekipin. Jam shumë i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion dhe gjithashtu jam i kënaqur dhe me përpjekjet që ka bërë klubi për të plotësuar kërkesat e mia”.

Me pak fjalë, Mourinho me mesfushorin shumë të mirë nënkupton pikërisht Pogba, afrimi i të cilit te djajtë e kuq pritet të realizohet gjatë këtij muaji, transmeton Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button