Maqedoni, rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Çmimet e shërbimeve hotelierike në korrik të këtij vitit janë rritur për 0,2 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa për 0,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në karahasim me muajin paraprak rritje prej 0,2 për qind është vërejtur në grupin e Ushqimit, Pijet joalkoolike janë rritur për 0,5 për qind, ndërsa Bujtjet për 0,3 për qind.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 0,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vjet, ndërsa për 0,1 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button