Ohër, humb jetën një 19 vjeçar nga Gostivari

Një djalosh 19 vjeçar ka humbur jetë dje pasdite në plazhin “Gradishte” në Ohër. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për M.D. nga Gostivari, i cili edhe pas intervenimit të Ndihmës së Shpejtë, nuk ka mundur të mbijetojë, transmeton Portalb.

Arsyet e vdekjes ende saktë nuk dihen, të njëtat do të zbardhen pas autopsisë, por ashtu siç njoftojnë nga policia, djaloshi ka qenë duke qëndruar në breg të liqenit dhe papritmas është sëmurë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në trupin e djaloshit nuk ka pasur gjurmë të dhunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button