Organizatat e gazetarëve nuk duan të marrin pjesë në konsultimet për trupin ad – hok

Organizatat e gazetarëve të Maqedonisë, refuzojnë kategorikisht që të marrin pjesë në konsultimet e trupin ad – hok dhe në zgjedhjen e kryeredaktorit të RTVM-së nga ana e LSDM-së, mëson agjencia e lajmeve “Meta”, transmeton Portalb.

Dje nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, ka biseduar me përfaqësuesit e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) dhe Institutin Maqedonas për Mediume (IMM), për mënyrën dhe konceptin e zgjedhjes së anëtarit në ad – hok trupin dhe kryeredaktorin e RTVM-së. N bisedime janë thirr edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), por ata nuk kanë marrë pjesë në takim.

Ashtu siç mësohet, këto organizata kanë refuzuar të marrin pjesë në formimin e trupit ad – hok, nën arsyetimin se kështu nuk do të zgjidhet problemi me mediat. Nga Këshilli për Etikë, thonë se nuk është bërë fjalë për emra dhe se partia nuk ka dashur të bisedojë për atë, por për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe për parimin gjatë procedurës.

Profesoresha, Snezhana Trpevska nga MIM, ka deklaruar se ky trup ad – hok, nuk do të mund të ndihmojë në rregullimin e gjendjes së mediave.

“Është e nevojshme departizimi i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele. Kemi qenë kategorik sepse nuk besojmë se ky trup mund ta zgjidh çështjen e mediave në vend. Për këtë edhe thamë që nuk do të marrim pjesë në punën e saj”, tha Trpevska, përcjellë Portalb.

Naser Selmani nga SHGM, pas zbardhjes së  marrëveshjes nga katër partitë në të cilat qëndron se do të formohet trup për kontroll të mediave, në konferencë për shtyp tha se nuk e përkrahë idenë e këtillë dhe nuk do të merr pjesë në formimin e saj.

“100 ditë përpara zgjedhjeve do të kemi institucione të ndara mes interesave dhe ndikimeve partiake. Ad – hok trupi partiak në korniza të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele është i papranueshëm për ne. Zgjidhja e vetme është zgjedhja e Këshillit të ri të Agjencisë, gjatë së cilës do të zgjidhen persona të pavarur dhe profesional. Për këtë, SHGM, nuk do të merr pjesë në konsultime partiake për formimin e këtij trupi, sepse nuk duam të legjitimojmë zgjidhje të paqëndrueshme partiake të cilat nuk do të jenë në interes të gazetarëve. Çdo mundësi tjetër që e kemi, do të alarmojmë dhe do ta informojmë opinionin se ato zgjidhje janë të papranueshme”, deklaroi Selmani.

Sipas informatave të LSDM-së, për këto funksione janë paraqitur 28 kandidatë.

Ad – hok trupi, do të punojë deri në fund të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe duhet të ketë pesë anëtarë.

Çdonjëra nga katër partitë, sipas marrëveshjes, duhet të propozojë përfaqësues të tyre, ndërkaq më pas me konsensus duhet ta zgjedhin edhe anëtarin e pestë. Sipas marrëveshjes, njëri nga anëtarët e këtij trupi, patjetër duhet të jetë shqiptar.

Afati i fundit për formimin e trupit ad – hok është 19 gushti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button