Mustafa: Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm me një shkrim të publikuar në Facebook.

Mustafa ka thënë se askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e vendit.

“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë”, shkruan kryeministri.

Mustafa njëherit ka kërkuar që të zbardhet rasti si dhe ka ftuar qytetarët të japin ndihmesën e tyre.

“Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë. IM”, shkruan tutje Mustafa.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosoves, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button