Jakimovski nuk heq dorë: PSP është në kundërshtim me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese duhet të sjellë vendim kundër Prokurorisë Speciale Publike, pasi që sipas tij, ky institucion nuk ka kushtetutshmëri, theksoi Stefçe Jakimovski, kryetari i Opsionit Qytetarë për Maqedoninë. Sipas tij, për këtë Gjykata Kushtetuesja duhet të veprojë duke respektuar ligjin, njofton TV21.

“Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të merret me politikë, por duhet të sjellë vendim ashtu si e thotë Kushtetuta, e ajo është që PPS është në kundërshtim me kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjin për gjykata. Politikën duhet të ia lëmë politikanëve, ndërsa juristët duhet ta respektojnë ligjin dhe kushtetutën dhe të veprojnë sipas ligjit dhe kushtetutës“, Stefçe Jakimovski.

Lidhur me kushtetutshmërinë e PSP, pritet të deklarohet Gjykata Kushtetuese, pas iniciativës së dorëzuar nga partia e Jakimovskit. Por për shkak të pushimeve vjetore, kjo gjykatë pritet që rreth kësaj nisme të vendos në shtator.

Për të vlerësuar kushtetutshmërinë e PSP, pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pas kthimit nga pushimet verore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button