Aksident rrugor në Bulqizë, 3 të vdekur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Trebisht -Bulqizë, ku nga të dhënat paraprake të policisë mësohet së kanë humbur jetën tre persona dhe një ka mbetur i plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga informacionet paraprake të Drejtorisë së Policisë Dibër mësohet se në hyrje të fshatin Trebisht, në Bulqizë, një mjet tip Opel Astra me targa AA 791 JY ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Në automjet udhëtonin 4 persona, nga të cilët 3 prej tyre kanë humbur jetën, konkretisht shtetasit me inicialet A. K, 21 vjeç, E.B, 32 vjeçe dhe M. N, 55 vjeç, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë.

I plagosur me inicialet G.S, 27 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe po mjekohet në Dibër të Madhe, në Maqedoni.

Grupi hetimor në vend ngjarje po punon për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi tre viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button