Lokalizohen zjarret në Bogdanci dhe në Pyllin Goceva afër Negotinës

Janë lokalizuar zjarret në komunën Bogdanci dhe në vendin e quajtur Pylli Goceva në Negotinë, njoftoi sot Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).

Zjarri që shpërtheu në komunën Bogdanci është lokalizuar dhe është vendosur nën kontroll. Janë djegur rreth 12.000 metër katëror bar i thatë, kashtë dhe bredh.

Prej orës 4 të mëngjesit, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë ekipe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim me 40 veta të cilët janë të udhëhequr nga drejtori i DMSH Shaban Saliu. Në shuarje kanë marrë pjesë edhe 20 veta nga forcat hapësinore të komunës Bogdanci, një ekip mjekësor, 49 veta nga “Pyjet e Maqedonisë” dhe persona nga NJTZ Vallandovë, NJTZ Strumicë, NJTZ Gjevgjeli dhe NJTZ Dojran. Personat e angazhuar do të qëndorjnë në terren që të mos vijë deri në aktivizimin e sërishëm.

Zjarri në pyllin Goceva është lokalizuar, ndërsa në vend ndodhen të punësuarit NJMZ Negotinë, NJMZ Kavadar nga NJTZ Negotinë dhe 30 persona nga “Pyjet e Maqedonisë”.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informon se përmes reparteve rajonale të tij ndjek gjendjen e terrenit me zjarret e shkaktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button