Turqi, arrestohen 20 pjesëtarë të dyshuar të DAESH-it

Së paku 20 persona që dyshohen për lidhjet e tyre me DAESH-in janë arrestuar të enjten në Turqi gjatë një operacioni antiterrorist në provincën Adana, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve policore.

Sipas këtyre burimeve, policia ka bastisur disa adresa në qarkun Seyhan të Adanës duke konfiskuar nga të dyshuarit dokumente dhe të dhëna në format digjital, bashkë me një sasi të konsiderueshme të municionit.

“Në vazhdim e sipër është duke u zbatuar një operacion kërkimi edhe për pesë të dyshuar të tjerë” ka thënë burimi policor në kushte anonime.

Vetëm gjatë muajit qershor, në Turqi janë arrestuar mbi 100 pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DAESH, flasin të dhënat e përpiluara nga Agjencia për zbatimin e ligjit.

Nga viti 2015 e këtej, DAESH-i ka kryer disa sulme vetëvrasëse në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button