A do jenë këta ministrat e Qeverisë Teknike në Maqedoni?

Më së voni deri më 11 shtator pritet të marrë mandatin Qeveria e re e maqedonisë për organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Kjo vetëm nëse katër liderët politikë nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Zoran Zaev dhe Menduh Thaçi, bien dakord më 31 gusht se janë plotësuar kushtet për zgjedhje. Në dallim nga dy herët e tjera, kësaj radhe caktimi datës 11 dhjetor pritet të kalojë numrin e 110 votave në Parlament për të ndryshuar për herë të tretë Kodin Zgjedhor, shkruan e përditshmja Koha.mk.

Emil Dimitriev, kryeministri aktual, sipas ligjit për qeverinë me bazë po në Marrëveshjen e Përzhinos, 100 ditë para zgjedhjeve pritet të ketë përsëri rol teknik, njofton “Koha”. Nga ana tjetër, LSDM pritet ta kthejë në Ministrinë e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin dhe në atë të Politikës Sociale Frosina Ramenskin, ndërsa në funksionet e zëvendësministrave plotësues në Ministrinë e Financave, Administratës Publike dhe shoqërisë informatike dhe në atë të Bujqësisë, do të kthehen Kire Naumov, Aleksandër Kiracovski, respektivisht Lupço Nikollovski. Sipas të gjitha gjasave, VMRO dhe BDI nuk pritet të ndryshojnë emrat aktual në Qeveri, ndërsa risi sipas marrëveshjes së fundit politike është se pas shpalljes së rezultateve të para zyrtare, ministrat e LSDM-së dhe zëvendësministrat do të japin dorëheqje, ndërsa të gjitha kompetencat e ministrit në Punët e Brendshme dhe në atë të Politikës Sociale do t’i ushtrojnë zëvendësit e tyre deri në formimin Qeverisë së re që do të del nga vota e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Para takimit të liderëve janë një sërë aktvititetesh që duhet të mbarojnë paraprakisht. Deri më 15 gusht duhet të dihen emrat e katër anëtarëve të trupit rregullator të propozuara nga katër partitë politike si dhe anëtari i pestë që do të jetë ekspert i pavarur nga fusha e mediave. Ky trup do të ketë për detyrë që 100 ditë parazgjedhjeve të monitorojë raportimin objektiv dhe balancues të televizioneve dhe portaleve në internet, si dhe të bëhet emërimi i redaktorit të programit informativ në TVM 1.

Sipas ndryshimeve më të fundit ligjore, Trupi rregullator duhet të formohet deri më 20 gusht. Por, bazuar në përvojën e mëparshme dhe vazhdimin e konfrontimeve mes pushtetit dhe opozitës, ende nuk është e sigurt qind për qind se zgjedhjet do të mbahen sipas marrëveshjes së fundit, respektivisht më 11 dhjetor të këtij viti. Koluareve politike ka zëra që flasin se opozita përsëri mund të dalë me kushte të reja, më saktë formimin e departamentit gjyqësor që do të gjykojë enkas për lëndët nga Prokuroria Speciale. Burime anomime të afërta me opozitën maqedonase flasin se kjo e fundit vështirë të pranojë të shkojë në zgjedhje kur ende lidershipi aktual i VMRO-së është larg gjykimeve nga afera përgjimeve, ku pothuajse çdo kërkesë për paraburgim nga ana e Prokurorisë speciale, refuzohet menjëherë nga Gjykata Penale në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button