Politikanët e Maqedonisë, ja ku pushojnë nga angazhimet këtë verë

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, tanimë ka udhëtuar në Antali, njoftuan nga partia e tij, ku sipas tyre do të qëndrojë disa ditë për pushime verore bashkë me familje, njofton Portalb.

Lideri i LSDM-së, është kthyer nga Greqia. Ai bashkë me familjen ka qëndruar disa ditë, ndërkaq tani është në punë në Shkup dhe Strumicë.

Për pushime verore, në Detin Egje do të udhëtojë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Kryeministri i Maqedonisë, këtë vit ka vendosur që pushimet verore t’i kalojë në Mal të Zi.

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov do të qëndrojë në Maqedoni, ndërkaq pushimin do ta kalojë tradicionalisht në vilën “Biljana” në Ohër.

Nga politikanët, vetëm lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nuk do të shkojë askund për pushime. Nga partia thonë se këtë verë ka shumë punë dhe detyrime. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button