Trençevska: Nuk shkurtohet pushimi i lindjes për nënën, por edhe babai do të mund të shfrytëzojë pushim prej katër muajsh

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mohoi spekulimet se me propozim ligjin e ri për marrëdhënie pune, i cili është ende në draft version, shkurtohet pushimi i lindjes për nënën nga nëntë në pesë muaj. Ajo sqaroi se, pushimi i lindjes për nënën mbetet i njëjtë, përkatësisht nëntë muaj, ndërsa me propozim ligjin e ri, parashihet mundësia që edhe babai të shfrytëzojë pushim prindëror për lindjen e fëmijës, në kohëzgjatje prej katër muaj, transmeton Portalb.mk.

“Ajo që doli në rrjetet sociale për pushimin e lindjes nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë për spekulim përkatësisht paraqitje jo e plotë e ndryshmeve në tekstin e ri të ligjit për marrëdhënie pune, sepse nuk shkurtohen ato nëntë muaj aktual për nënën, por përkundrazi shtohet mundësia që babai të shfrytëzojë të drejtën për pushim prindëror për lindjen e fëmijës”, deklaroi Trençevska në Kanal 5.

Ajo shtoi se, pret që deri në mesin e shkurtit të përfundojë debati publik rreth propozim ligjit, ndërsa më pas ai të hyj në procedurë qeveritare dhe pastaj edhe në atë parlamentare.

Ajo ka dhënë sqarim shtesë edhe në profilin e saj në Facebook. Ajo theksoi se, me ndryshimet parashihet ndarje e pushimit të amësisë, atësisë dhe prindëror.

“Pushimi për atësi është në kohëzgjatje prej 15 ditësh dhe shfrytëzohet menjëherë pas lindjes së fëmijës, nëse është një fëmijë, ndërsa për binjakë, trenjakë dhe më shumë fëmijë të lindur, në kohëzgjatje prej 20 ditësh. Pushimi i amësisë është pesë muaj, ndërsa ai prindëror nga katër muaj për çdonjërin prej prindërve individualisht”, theksoi ministrja.

Vendosja e tre llojeve të pushimit, sqaroi ajo, përpos sigurimit të mbrojtjes, ka për qëllim edhe barazinë e rolit të nënës dhe babait, përkatëisht burrit dhe gruas në periudhën e rritjes së fëmijës apo fëmijëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button