Tepelenë, asgjësohen 18 680 rrënjë kanabis
Policia ka asgjësuar 17 500 bimë kanabis sativa në vendin e quajtur Zazan, në fshatin Kalivaç të Tepelenës.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur Përroi i Zelenicës, po në fshatin Kalivaç, u gjetën dhe u asgjësuan 1 180 bimë kanabis.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shkruan Top Channel.