Të premten Bogovina në protestë për ujin

“Këshilli për Mbrojtjen e Ujësjellësit të Bogovinës”, njofton se është ndërmarrë Iniciativë për organizimin e një proteste për të premten kundër, siç thonë ata, uzurpimit të ujësjellësit të Bogovinës nga ana e kryetarit të kësaj komune, Hazi Idrizit, transmeton Portalb.

“Ftojmë qytetarët e Komunës së Bogovinës masovikisht të marrin pjesë në këtë protestë e cila do të mbahet më 05/08/2016 (e premte),  në ora 13:45, pas namazit të Xhumasë dhe t’i themi stop njëmendësisë së Hazbi Idrizit dhe diktaturës së tij.  Janë të mirëseardhur edhe qytetar të vendbanimeve të tjera (Pirok,  Kamjan,  Zherovjan,  Sedllarcë,  Siniçan,  Pallçisht,  Kallnik, Rakovec,  Novosellë,  Urviç,  Jellovjan etj.),  të cilët ndajnë të njëjti shqetësim dhe problem me ne,  të vijnë dhe të shprehin revoltën e tyre kundër uzurpatorit Hazbi Idrizi. Të mbrojmë jetën,  se uji është jetë”, thonë nga Këshilli për Mbrojtjen e Ujësjellësit.

Përndryshe, kjo nuk është protesta e parë e banorëve të Bogovinës që shprehin revoltin dhe të cilët e kundërshtojnë komunën, të merr nën kompetenca të saj menaxhimin me sistemin e ujit për pije.

LEXO NË LIDHJE ME TEMN: 

04/1/2016 – Bogovinë, protesta para Komunës, akuzojnë Idrizin për ndërhyrje në ujësjellës, Idrizi mohon

05/2/2016 –Bogovinë, protestuesit: uji është i joni (FOTO)

11/3/2016 – Ujësjellësi në Bogovinë, banorët në protesta (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button