Murtezani: Zgjidhja e vetme është të tërhiqet Lista Zgjedhore

Kryetari i Qendrës për Demokraci dhe Zhvillim, Orhan Murtezani në emisionin “10 Minuta” në TV21 theksoi se lista e 39 mijë e 502 qytetarëve të kontestueshëm është përpiluar nga KSHZ në bazë të një metodologjie të paqartë. Ai është skeptik se do të arrijnë të regjistrohen qoftë edhe 10 për qind nga ky numër, duke marrë parasysh siç thotë periudhën në të cilën gjendemi, muajin e pushimeve si dhe afatin ligjor për ta verifikuar të drejtën e votës. Sipas tij, Qendra për Demokraci dhe Zhvillim ka dërguar kërkesë deri te KSHZ që ta tërheq këtë listë.

“Duke pasur parasysh periudhën në të cilën jemi, duke pasur parasysh dinamikën shumë të ngadaltë të votuesve zgjidhja e vetme në këtë situatë është tërheqja e kësaj liste zgjedhore dhe në rrethana krejtësisht tjera, ndoshta pas zgjedhjeve KSHZ të gjej një metodologji më të qartë, të ekipohet më qartë që të mund të bëj verifikimin e gjithë atyre votuesve të kontestueshëm’’, u shpreh Orhan Murtezani, Kryetar i QDZH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button